KUSH JEMI NE?!
Televizioni A1Report është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Me një staf dinamik dhe të kualifikuar ofron 24 orë ngjarjet më të shpejta nga Shqipëria, Ballkani dhe Bota. Emisione të përditshme Live drejtohen nga prezantues shumë të njohur e të dashur për teleshikuesin shqiptar. Drejtor i Televizionit eshte gazetari i mirënjohur Ilir Babaramo, i cili është moderator dhe i emisionit prestigjoz politik “5 pyetje nga Babaramo”.
Që në mëngjes herët televizioni starton me emisionin “Paçe dhe gazeta”, drejtuar nga Regjisori dhe aktori i talentuar Hervin Çuli, më pas Rreze Dielli me zonjën Tefta dhe Eneida Xhelilin, emisioni i përditshëm “Urbanika”, por edhe emisioni interesant “Kasketa” ideuar dhe drejtuar plot origjinalitet nga Kastro Ziso e shumë emisione të tjera si “Pixel” “Vox Report”, “World Report” etj.. Në një kohë rekord, A1Report shënon sot një programacion shumë të larmishëm dhe dinamik.
Shtrirja e A1Report është kombëtare përmes analogut tokësor, dixhitalit tokësor (Digitalb), transmetim në satelit, në web dhe në 70 paketa televizive kabllore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi. Falë shpërndarjes satelitore shihet në të gjithë Europën.
Studio qendrore e televizionit ndodhet në qendër të Tiranës, vetëm pak metra larg Hotel Sheraton dhe është konceptuar sipas sistemeve më moderne të teknologjisë dixhitale High Definition.
Televizioni ka gjithashtu dhe tre studio të tjera me një sipërfaqe prej 1000 metra katrorë, ku zhvillohen emisionet e përditshme dhe të përjavshme.